Rama ne Laç: Banoret te marrin bonusin e qirase, mos te rrine ne pallate të pabanueshme

Aktualitet

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga tërmetit, zyrtarë të shtetit po merren me ekspertimet e pallateve dhe banesave

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri Edi Rama, ka parë nga afër situatën në Laç, për tërmetit të 26 nëntorit, ku mbetën të vdekur disa persona, shumë të tjerë u plagosën dhe të shumta ishin banesat që u dëmtua.Teksa kryeministri Rama po ecte në këmbë duke parë dëmet që kishte shkaktuar tërmetit, në një pallat që ishte shpallur i pabanueshëm, po qëndronin disa gra.Kreu i qeverisë, u është drejtuar atyre duke i pyetur se përse qëndronin akoma atje, por ata kanë pretenduar se në hotel nuk ka pasur vende.

Rama: Pse rrini aty? Të shkoni aty ku ju kemi thënë

Banorja: Kemi ikur se nuk ka vende

Rama: Të merrni bonusin e qirasë dhe të shkoni. Hajde se ju nxjerrim ne me polici

Nga ana tjetër, zyrtarët janë ankuar se disa banorë heqin letrat gjatë natës të ekspertëve, të cilët i kanë shpallur zonat të pabanueshme.

ME TE LEXUARAT