RENEA kontrolle në Shkodër, kapen balerina dhe dy persona në kërkim

Aktualitet

Forcat speciale RENEA në bashkëpunim më FNSH Shkodër dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer një aksion mbrëmjen e djeshme, ku kanë shoqëruar tre persona në lagjen e Licëve.

Të tre shtetasit e shoqëruar udhëtonin me një automjet tip ‘Mitsubishi’ me ngjyrë blu me targa AA 579FG.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një prej të ndaluarve është kushëri i Barush Bregut i cili u arrestua nga RENEA në zonën e Komunës së Parisit në 4 Maj të këtij viti, i dënuar më 4 vite burg për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje paleje.

Këta persona dyshohet se kanë qënë në kërkim nga DVP Shkodër.

Nga kontrollet e ushtruara në zonën e Shkodrës është ndaluar dhe një tjetër person, Xhemiljano Ndou të cilit pas kontrollit iu gjet lëndë narkotike. Ndou është pronar i një lokali bastesh sportive në Shkodër.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për operacionin që dyshohet se ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

ME TE LEXUARAT