Nga sot, roaming me i lire me shtetet e Ballkanit

Teknologji

Çmimi i roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor duke nisur nga dita e sotme është ulur nga 9 deri më 35 për qind, në përputhje me fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes rajonale për roamingun. Përdoruesit do të paguajnë roamingun sipas parimit – çmimi vendor plus kompensimi për roaming.

Por, në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi ato do të mbeten të pandryshuara. Nga 1 korriku parashikohet edhe një ulje shtesë e çmimit, ndërsa nga 1 korriku i vitit 2021 roamingu mes shtetet të Ballkanit do të hiqet tërësisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo parashihet me marrëveshjen për roamingun që ishte nënshkruar në Beograd nga përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor– Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

/Alsat/

ME TE LEXUARAT