Ndryshon sistemi VAR, per pozicionin jashte loje milimetrik

Sport

Sistemi VAR do të ndryshojë përsëri dhe këtë radhë bëhet fjalë për pozicionin jashtë loje. Së fundmi është hedhur ideja për t’u dhënë më shumë pushtet arbitrave anësorë në rastet kur hapësira mes sulmuesit dhe mbrojtësit është prej vetëm pak centimetrash, që do të thotë se do të ketë më shumë rëndësi ajo çfarë shihet në fushën e lojës dhe jo në monitor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Në teori një pozicion jashtë lojë milimetrik është i tillë, por nëse vendii i parë është që të mos akordohet dhe më pas VAR duhet të përdorë 12 telekamera, atëherë kjo do të thotë se nuk kemi të bëjmë më një gabim të qartë e të dukshëm-tha Sekretari i Përgjithshëm i Bordit Ndërkombëtar të Futbollit, IFAB, Brud

Direktiva e re do t’u komunikohet të gjitha kompeticioneve mes të cilave edhe Serie A italiane. Ndërkaq, kampionatet do të rinisin me rregullat aktuale të sistemit VAR dhe normativa e re mendohet të hyjë në fuqi në shkurt me fazën e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve

Pozicioni i sulmuesit, sipas rregullores analizohet në momentin kur lojtari që do të bëjë pasimin e topit do të marrë zotërimin e topit dhe kur e kryen assistin dhe në disa raste në sallën VAR nuk bëhet zgjedhja e saktë e framet. Pozicioni i lojtarit nga njëri frame në tjetrin mund të ndryshojë deri në 13 cm që e bën aksionin të jetë në pozicion jashtë loje ose të rregullt. Mbetet të përcaktohet se cila do të jetë toleranca për të përcaktuar nëse një pozicion jashtë loje në fushë është një gabim i qartë apo jo.

ME TE LEXUARAT