Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Gjysma e Europës pas talentit shqiptar, 10 “gjigantë” e ndoqën sot në stadium

Verona eshte një nga surprizat e Serisë A duke fituar edhe sot 2-1 ndaj Genoa. Por sytë e të paktën 10 klubeve europiane ishin përqendruar diku tjetër.

Ata kanë vëzhguar kuqeziun 19-vjeçar Marash Kumbulla, të ardhmen e mbrojtjes së Kombëtares. Nga ekipet e Serie A, në tribunë ishin përfaqësues të Juventusit, Milanit, Fiorentinës, Atalantës, por jo ata të Interit, skuadër që dukej pranë blerjes së mbrojtësit kuqezi.

Sipas Sky Sport, futbollisti u vëzhgua edhe nga përfaqësues të Manchester United, klub që duket gati të paguajë 15 milionë euro, por edhe nga Chelsea e Southampton nga Premier League angleze.

Të tjera skuadra që kanë vëzhguar talentin shqiptar ishin Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt në Bundesligën gjermane dhe Betis Sevilla në La Liga spanjolle.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.