Nuk eshte Shqiperia! E dini cili eshte vendi me i ndershem dhe i sinqerte?

Soft

Nëse të humb një kuletë ose një çantë në Tokio, Japoni, me siguri që do ta gjesh shumë shpejt!

Me një popullsi të qytetit që shkon deri në 14 milionë njerëz, miliona sende humbin çdo vit. Por një numër i madh i tyre e gjejnë rrugën për te i zoti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vitin 2018, mbi 545,000 karta identiteti iu kthyen pronarëve të tyre nga Policia Metropolitane e Tokios – 73% e numrit të përgjithshëm të letërnjoftimeve të humbura.

Po kështu, 130,000 telefonë celularë (83%) dhe 240,000 kuleta (65%) u rikthyen. Shpesh këto sende kthehen në të njëjtën ditë që humbin, pra brenda ditës.

Normat kulturore, fetare dhe policët miqësorë të lagjes, e bëjnë të lehtë këtë gjë në Tokio, shkruan BBC.

Ekziston një ide që japonezët motivohen nga “frika” (nëse po vëzhgohen) dhe prirja e tyre është të mendojnë së pari për të tjerët, pastaj për veten.

Deri para 10 ose 20 vjetësh më parë, ishte krejt normale që mjekët në Japoni të mos ua tregonin diagnozat pacientëve të tyre. Përkundrazi, ata do t’i thoshin vetëm familjes së tyre drejtpërdrejt. Pra, një pacient nuk do ta dinte nëse kishte kancer, për shembull, e lëre më se cili mund të ishte mendimi i mjekëve.

Japonezët besojnë se ti mund ta humbësh vullnetin për të jetuar, kështu që familjet përpiqen të paraqesin idenë se nuk ka asgjë të keqe.

Motivimet pas kësaj janë komplekse dhe rrënjosura thellë në kulturën japoneze. Kohët e fundit, kjo ka filluar të ndryshojë!

/BBC

ME TE LEXUARAT