”Kujtuat se ju kishim harruar?”, Braçe: 115 ne pranga per bastet, nga milionat tek ferri 15 vite burg

Politikë

Zëvendës kryeministri Erion Braç ka publikuar pamje nga operacioni i cili çoi prapa hekurave 115 persona të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të lojtarëve të fatit.

Braçe ndër të tjera shkruan se këta persona nuk heqin dorë dhe rrezikojnë nga parajsa e miliona lekëve fitim tek ferri 7- 15 vite burg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por zv. kryeministri shprehet se goditja s’ka mbaruar dhe i bën apel qytetarëve që të denoncojnë dhe të ndihmojnë hetimet pasi të vetmit që fitojnë janë organizatorët.

POSTIMI I ERION BRAÇES

Kujtuat se ju kishim harruar?

115 NE PRANGA PER BASTET!

84 NDER TA ADMINISTRATORE!

NGA PARAJSA E MILIONA LEKEVE FITIM NE DITE TEK FERRI 7-15 VITE BURG!

Bastet, bixhozi jane te paligjshem ne kete vend!

Por keta nuk heqin dore;

Nuk mund te rrine dot pa fitimet qe tani jane jo vetem 100% te paligjshme por edhe 100% te tyre!

Grabitja e shqiptareve te varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shume me pak.

Ndaj duhej goditja e forte e djeshme!

Nuk ka mbaruar, do vijoje!

Une dua te falenderoj #POLICINEESHTETIT per hetimin e veshtire e tejet profesional,

durimin per te kapur ne flagrance secilin administrator.

Por mbi te gjitha dua te falenderoj cdo qytetar, prind a familjar qe ka informuar duke ndihmuar hetimin dhe goditjen e djeshme.

Dua te nxis edhe me tej cdo qytetar qe vihet ne dijeni te aktivitetit te paligjshem te bixhozit te informoje policine e shtetit.

Ata do te jene aty per te goditur,

njesoj si dje!

Duhet ti ndihmoni ju;

TE VETMIT QE FITOJNE NGA BIXHOZI JANE ORGANIZATORET, JU JENI ATA QE HUMBNI!

BENI LLOGARINE TUAJ DHE NUMERONI SA KENI HUMBUR JU! TE GJITHA I KANE FITUAR ATA!

ME TE LEXUARAT