Punesim sezonal ne Gjermani, ambasada jep njoftimin e rendesishem

Aktualitet

Studentët shqiptarë kanë mundësi punësimi sezonal në Gjermani gjatë pushimeve verore. Ambasada e Gjermanisë ka publikuar një thirrje nga Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë, (DIMAK Albania) në lidhje me 4 hapat që duhet të ndjekin studentët shqiptarë që dëshirojnë të aplikojnë për punësim sezonal në Gjermani.

Së pari ata duhet të lexojnë me vëmendje fletën e informacionit. Më pas duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë elektronikisht formularin e aplikimit dhe vërtetimin nga Universiteti/Shkolla Profesionale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së treti duhet të fotokopjojnë pasaportën, vërtetimin e dijeve të gjermanishtes (nëse kanë) dhe lejen e drejtimit (nëse kanë). Së katërti duhen dorëzuar dokumentet origjinale pranë DIMAK Albania deri më 14 shkurt ora 15:00

DIMAK Albania thekson se, “përmes Facebook do të publikojmë edhe sesionet e ardhshme informuese ku ju mirëpresim për një prezantim të programit, si dhe t’u përgjigjemi pyetjeve që mund të keni. Na ndiqni rregullisht për t’u njoftuar në kohë mbi aktivitetet”.

Synimi i qendrës së informacionit DIMAK është sjellja në një vend të përbashkët e ofertës informues gjermane dhe e ofertës ekzistuese në Shqipëri rreth temës së migrimit legal në Gjermani dhe veçanërisht rreth temës së nxitjes së punësimit për qytetarët shqiptarë./ATA

ME TE LEXUARAT