Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Haradinaj nuk terhiqet pas padise: Nuk i kam thene te gjitha qe di per Edi Ramen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth padisë që ka paraqitur ndaj tij homologu i tij shqiptar, Edi Rama, për gjoja shpifje.

“Kjo është më larg nga sa kam parë se gjërat mund të shkojnë, kjo i ka tejkaluar parashikimet e mia”, ka deklaruar Haradinaj. Haradinaj ka thënë se Rama ka mbajtur qëndrim pro ndarjes së Kosovës.

“Nuk kursehem ndaj zotit Rama, por kursehem ndaj bashkëkombasve”, është shprehur ai gjatë një interviste për Syri.net.

“Angazhimi i Ramës për ndarjen e Kosovës është tepër i pakuptimtë dhe i padrejtë. Ka mbajtur qëndrim pro kësaj teme në vazhdimësi derisa ministri i tij i jashtëm u dorëzua nga kjo temë dhe iku”, ka thënë Haradinaj.

“Është një veprim shumë i dëmshëm për Kosovën. Nga zori jam detyruar t’i dal kundër. Jam i habitur me qasjen e tij, me mobilizimin e resurseve rreth tij, nga mediat deri te lobime jashtë vendit”, ka shtuar shefi në detyrë i ekzekutivit të Kosovës.

“Me këtë ndarje ne humbasim Trepçën me vlerë 10 miliardë euro. Epiqendra e ndarjes së Kosovës është Trepça. Ne mbeteshim pa Trepçën, vetëm përfitimi është 10 miliardë euro, pa llogaritur punësimin e përfitime të tjera”, ka deklaruar Haradinaj.

“Pasi e njoh kush është dhe kam lexuar për të nuk mërzitem”, ka thënë Haradinaj për padinë e Ramës.

“E di kush e ka shtyrë për të bërë padinë, i qëndroj atyre që kam thënë”, është shprehur ai.

“E kam kursyer kombin, jo individin, ka edhe më shumë”, paralajmëroi kryeministri në detyrë i Kosovës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.