Soreca: Rajoni dhe procesi i zgjerimit, prioritet i BE

Politikë

Ambasadori Luigi Soreca në një status në twitter shkruan se rajoni dhe procesi i zgjerimit mbetet prioritet i BE/

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rajoni dhe procesi i zgjerimit janë prioritet në agjendën e BE-së. Komisioni i ri evropian e ka bërë shumë të qartë që nga fillimi se angazhimi i saj ndaj perspektivës së BE për rajonin mbetet i pandryshuar”, shkruan ai.

Më tej ai shkruan se: “Ndërsa BE-ja duhet të përmbushë angazhimet e saj, po ashtu edhe qeveritë e rajonit. Si Anëtarë të Parlamenteve, ju keni një rol vendimtar në mbajtjen e përgjegjësive të qeverive tuaja për të përmbushur premtimet e tyre për reformë në fushat thelbësore, dhe veçanërisht në fushën e ligjit”.

ME TE LEXUARAT