Po na afrohet virusi, shkon ne 16 numri i te prekurve ne Itali, mbyllen shkollat
Administrata shendetesore ne itali është në alarm për përhapjen e koronavirusit, ka shkuar në 16 numri i të infektuarve në rajonin e Lombardi e Veneto. Mediat raportojnë se për shkak të përhapjes së virusit janë mbyllur 11 shkolla në këto zona. Autoritetet italiane kanë vendosur mbylljen e shkollave në 10 komuna në Lombardi e në një komunë në Veneto.
Pas 38 vjeçarit italian e bashkëshortes së tij shtatzënë që rezultuan pozitiv nga koronavirus, 3 miq të ngushtë si dhe 11 persona të tjerë pas ekzaminimit mjekësor janë të infektuar nga ky virus. Dy prej tyre janë një çift i moshuar nga Vo Euganeo në Veneto e gjëndja shëndetësore e njërit prej tyre është mjaft kritike.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Zyrtaret u kanë kërkuar banorëve të komunave të evitojnë kontaktet sociale ndersa kush shfaq shenja gripi të kontaktojë menjëherë me strukturat mjekësore.
Me një urdhër lëshuar nga kryetari i bashkisë së Lombardise, deri ditën e dielë zyrat do të qëndrojnë të mbyllura perfshire edhe shkollat, palestrat, e zyrat e administratës publike, diskoteka, salla lojërash etj.