Mendoni se Fifi i prishi marredheniet me Eneden?

Showbiz

Nëse mendoni se Fifi dhe Eneda Tarifa e kanë prishur marrëdhënien pas finales së “Këngës Magjike”, gaboheni!

Fifi foli për këtë në emisionin “3shat” në Tring, ku tha se nuk ka hatërmbetje me Enedën, pasi i dha asaj pikët maksimale!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

E pyetur nga Bora Zemani, nëse Eneda e mbajti fjalën për t’i dhënë gjysmën e kupës siç premtoi, Fifi tha se nuk ka nevojë për kupë. Madje ajo tregoi edhe një moment kur Eneda u ndje në siklet prej fansave të saj, të cilët thërrisnin emrin e Fifit, kur ajo u shpall fituese.

“Një kupë mu ka thy prej tërmetit. Nëse e kam ndjerë një konkurrent në ‘Kënga Magjike’ ka qenë Eneda Tarifa.

Dolën fjalë që i kisha paguar fansat në skenë. Pasha allaun të kisha pare t’i paguaja, nuk i kisha lënë, po s’i kam aq pare sa t’i paguaj njerëzit”.

“U ndjeva e bekuar (nga fansat) por më ka ardhur keq për pozicionin që ka qenë Eneda. Ajo e mori me sportivitet”.

E pyetur nëse do të marrë pjesë në “Kënga Magjike 2021”, Fifi tha “jo” edhe pse më pas u shpreh se nuk i dihet jetës.

“Mund të jem e martuar, e s’më le burri”, tha ajo duke qeshur.

ME TE LEXUARAT