Nis verifikimi edhe per kryebashkiakun Agron Malaj

Politikë

Njësia e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur verifikimet mbi të shkuarën e Agron Malajt, sot kryetar bashkie në Burrel, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas prokurorisë në hetime do të përfshihen vendimet penale të dhëna ndaj zyrtarit të lartë të Bashkisë i paditur nga PD, si person me të shkuar kriminale, dhe shkelës i ligjit për dekriminalizimin. Në këtë hetim do të përfshihen edhe të gjitha materialet zyrtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mes të cilave edhe një dokument të majit të vitit të shkuar, një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve vendore, ku rezulton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka kërkuar informacion zyrës gjyqësore të Matit për kandidatin në fjalë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nisma u mor pasi ky i fundit, e kishte shënuar në formularin e dekriminalizimit veprën si “Armëmbajtje pa leje”.

Pas marrjes së dokumentacionit u vendos që Malaj mund të kandidonte në zgjedhje me argumentimin se  vepra penale ishte parashkruar, pra shuar në 10 vitet e fundit.  Por sipas denoncimit të opozitës, është prokuroria e cila e vendos këtë fakt.

Ndërkohë, burime nga KQZ i thanë A2 se prokurorisë i drejtohen vetëm në rast kur vepra penale është kryer jashtë shtetit.

ME TE LEXUARAT