"O kapiteni im", vajza e aktorit Xhevdet Ferri poston foton me mesazhin prekes
Humbja e aktorit të madh Xhevdet Ferri ende pa mbushur 60 vjeç ishte një dhimbje e madhe si për publikun e miqtë e tij, por pa dyshim brengën më të madhe e ka lënë mes familjarëve të tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Është vajza e aktorit të ndjerë. Bora Feri, e cila ka postuar në llogarinë e saj të Instagram një foto bardh e zi, teksa i bën një dedikim goditës të atit.
Në foto shihet Bora me Xhevdetin dhe krah saj ajo ka zgjedhur frazën “O Captain! My Captain!”/ “O Kapiten! Kapiteni im!”
Këto fjalë janë të shkëputura nga poema e famshme e Walt Whitman, i cili ia dedikonte ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln, pasi ky i fundit ndërroi jetë.
E bija e Xhevdet Ferrit është bërë nënë para pak kohësh, por fatkeqësisht aktori nuk e shijoi shumë gjatë ndjesinë e të qënurit gjysh.