Mbështet kauzën e Presidencës, Meta falenderon ish-ministrin socialist

Politikë
Mbështet kauzën e Presidencës, Meta falenderon ish-ministrin

Pak minuata më parë Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në facebook, bën me dije se ndaj kauzës së tij, është bashkuar edhe një ish-ministër socialist.

Bëhet fjalë për Elmaz Sherfi për të cilin Meta shkuan:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi plotë

Falenderoj ish-ministrin socialist, juristin e njohur z.Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.

Përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.

Por e falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet.

Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!

Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!

Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë!

Mirësevini të gjithë në 2 mars! ??

ME TE LEXUARAT