Koronavirusi/ Shkon mbi 2 mije numri i viktimave

Bota
Koronavirusi/ Shkon mbi 2 mije numri i viktimave

Numri i viktimave të koronavirusit të ri në Kinë, ka kapërcyer 2 mijë të mërkurën pasi 136 persona të tjerë humbën jetën ndërkohë që numri i rasteve të reja ka shënuar rënie për të dytën ditë radhazi sipas komisionit kombëtar të shëndetit.

Kjo e çon numrin total të rasteve të konfirmuara në kinë në 74185. Ndërsa numri i viktimave shkoi në 2004, me pjesën më të madhe të tyre të regjistruara në provincën Hubei, ku edhe virusi u shfaq së pari, në dhjetor, para se të shndërrohej në një epidemi kombëtare. Në buletinin e tij ditor, komisioni kombëtar i shëndetësisë raportoi 1749 raste të reja të personave të infektuar me virusin në shkallë vendi, shifra ditore më e ulët kjo në këtë muaj. Infeksionet e reja kanë qenë po ashtu kryesisht në Hubei. Jashtë epiqendrës, ku janë raportuar vetëm 56 raste, infektimet e reja po bien për të 15 ditë radhazi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, qindra pasagjerë që kanë rezultuar negativë pas analizave për koronavirusin, kanë nisur të zbresin nga anija krocerë e vendosur në karantinë në Japoni, në mesin e kritikave për mënyrën se si ky vend e ka menaxhuar situatën. Një ekspert japonez i shëndetësisë, që vizitoi Diamond Princess në portin e Jokohamës, tha se situata në bord ishte tërësisht kaotike. Të paktën 542 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit të saj janë prekur nga virusi deri më tani dhe po trajtohen në spital. Disa vende kanë evakuuar shtetasit e tyre nga anija ndërkohë që numri i rasteve të konfirmuara vazhdon të rritet.

ME TE LEXUARAT