Historiani Llalla: Kacifas ishte element i rrezikshem, Shteti shqiptar ka ulur b... para Greqise

Aktualitet
Historiani Llalla: Kacifas ishte element i rrezikshem, Shteti shqiptar ka ulur

Historiani Arben Lalla, në lidhje direkte për emisionin “360 Gradë” u shpreh se Shqipëria ka qenë gjithmonë tolerante ndaj Greqisë. Ai tregoi se në Athinë vetëm një ditë më parë është organizuar një paradë, ku janë bërë thirrje anti-shqiptare. Sipas Arben Llallës, Shqipëria ka ulur b...ët përballë Greqisë, duke e toleruar në shumë çështje.

Arben Llalla: Le të flasim për Kacifasin dhe provokimet. Çfarë ndodhi në Athinë kur institucionet greke organizuan paradën për 106 vjetorin për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Me britmat e tyre nën bekimin e priftit mallkuan shqiptarët. Unë kam shkruar një shkrim në 2018, ku kam thënë se Kacifas ishte një element i rrezikshëm. Shteti shqiptar ka toleruar shumë, ose mund të them që i ka ulur b...t para Greqisë. U ka thënë urdhoni hajdeni. Kemi zgjerimin e varrezave në Përmet, kemi pagëzimin e eshtrave të fëmijëve të Kosinës, që janë bërë “ushtarë grekë”. Sa për atë që bëri vetëvrasje, unë e kam thënë dhe atëherë, qeveria greke heshti, fshatarët atje në Bularat heshtën. Unë kam qenë në Bularat, kam pirë kafe atje, aty ishte dhe shoferi i konsullatës greke të Gjirokastrës. Ai më tha se Kacifas ishte rrugaç.

ME TE LEXUARAT