EMRI, policia identifikon personin qe u rrembye ne mes te rruges ne Kamez

Aktualitet

Një person u rrëmbye me makinë nga dy autore të maskuar mesditen e sotme në Kamëz, pasi u dhunua prej tyre në rrugë.

Policia e cila gjeti makinen e pengut tashmë mësohet se ka identifikuar personin që u rrembye peng i cili mesohet se eshte 49-vjeçari Jak Prenga banues në Kamëz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Makina tip foristradë që e rrëmbeu është larguar në drejtim të Fushë Krujës por policia ende nuk ka rene ne gjurmet e autoreve.

Policia ne komunikaten e saj per ngjarjen, thote se para rrembimit ka pasur përleshje ndërmjet palëve.

Sipas dëshmitarëve okularë, personi që u mor peng është rrahur dhe goditur me sende të forta para se të merrej forcërisht në një automjet fouristradë ngjyrë e bardhë. Gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë, në rrugën “London” të Kamzës.

LEXONI EDHE:

Pengmarrja ne Kamze/ Gjithçka u filmua nga kamerat

Kamez, sherr mes disa personave per makinen, merret peng nje prej tyre

ME TE LEXUARAT