Del video/ Si i kryente vjedhjet banda e adoleshenteve ne Tirane

Aktualitet

Grupet e adoleshentëve, që kryejnë vjedhje në vend, po kthehen në shqetësim real. Policia bëri të ditur se ka goditur një bandë adoleshentësh, duke arrestuar dy prej tyre dhe shpallur në kërkim dy të tjerë. Ajo ka publikuar edhe pamjet nga vjedhjet e kryera.

NJOFTIMI

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve kundër pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

 

- I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë;

 

- K. S., 16 vjeç, banues në Kamzë;

 

Si dhe shpallën në kërkim shtetasit:

-F. B., 14 vjeç dhe E. M., 14 vjeç, të dy banues në Tiranë

Këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgjatë natës kanë kryer vjedhjet e mëposhtme:

- Në bulevardin “Gjergj Fishta” kanë vjedhur një shumë në euro dhe në lekë, në një agjenci e siguracionesh;

- Në rrugën “Gjin Bue Shpata” kanë vjedhur një shumë lekësh në një dyqan;

- Në rrugën “Dritan Hoxha” kanë tentuar të vjedhin në një farmaci;

 

- Në rrugën “Ibrahim Rugova” kanë vjedhur një sasi lekësh në një farmaci;

 

- Në rrugën “Perlat Rexhepi” kanë vjedhur një shumë lekësh në një bulmetore;

- Në bulevardin “Bajram Curri” kanë vjedhur në një lokal.

Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të tri vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

- Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në bulevardin “Gjergj Fishta” zyrat e tre shoqërive siguracionesh.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

ME TE LEXUARAT