Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Trendafila dhe dedikime “te dua”, fejohen Ciljeta dhe Alban Hoxha?!

Çiljeta dhe portieri i njohur i Partizanit Alban Hoxha duket se jane fejuar pasi këngëtarja e bëri publike lidhjen e tyre duke postuar një foto me të në “Instagram”.

Disa orë më parë Çiljeta ka hedhur një foto në “Instagram”, ku shihet e veshur me një fustan të kuq të gjatë dhe me një dekolte të hapur që e tregon shumë elegante.

Pranë saj ndodhet një kuti me trëndafila të kuq, ku shkruan “Të dua” dhe në gishtin e këngëtares shihet një unazë fejese.

Përshkrimi që ajo ka vendosur në foto tregon se po përjeton momente shumë të lumtura me partnerin e saj.

Çiljeta nuk e ka konfirmuar ende në një dalje publike fejesën, por unaza në gisht dhe kutia e trëndafilave, janë prova të mjaftueshme për të thënë se lidhja e tyre ka kaluar në një fazë tjetër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.