Varlehyi: Te hapen negociatat, Shqiperia dhe Maqedonia e veriut i bene detyrat

Aktualitet
Varlehyi: Te hapen negociatat, Shqiperia dhe Maqedonia e veriut i bene detyrat

Komisioneri për Zgjerimin në Bruksel, Olivér Várhelyi është shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriuat kanë dhënë qfarë iu është kërkuar, ndërsa iu bëri thirrje liderëve të BE-së që të hapin negociatat me këto dy vende.

Teksa prezantoi para Parlamentit Europian metodologjinë e re për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Várhelyi theksoi se çdo shtyrje do të dëmtonte stabilitetin në të gjithë rajonin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj.

Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët”.

Ndër të tjera, ai nënvzioi se objektivi është të intensifikojnë praninë e BE-së në Ballkanin Perëndimor, të rrisin investimet dhe të ndihmojnë në mbylljen e hendekut të zhvillimit ekonomik.

ME TE LEXUARAT