Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Sozia” e Irina Shayk “nxiti” milionerin te tradhetoje “sy më sy”

Dizenjuesi milioner Philipp Plein “pushtoi” titujt e mediave rozë pasi në të njëjtën kohë që ishte e lidhur me polaken Justyna Gradek, teksa kjo e fundit ishte në shtëpinë e saj në Poloni, e tradhtoi “sy më sy” me modelen ruse Inessa Shevchuk në Paris.

Bukuroshja 25 vjeçare madje postoi pafund në llogarinë e saj në Instagram foto nga “Disneyland” me gjermanin 41 vjeçar, daljet e tyre mbrëmjeve, si dhe buqetën me lule e tullumbacet në formë zemre që i kishte dhuruar.

Komentuesit në rrjetin social e “thumbuan” vazhdimisht Inessën se i kishte marrë “të dashurin” Justynës, Shevchuk këmbnguli se ajo dhe Plein ishin vetëm miq.

Philipp kaloi pushimet e Vitit të Ri sërish me Gradek, pavarësisht “tradhtisë” së hapur.

Inessa, vazhdon jetën e saj single, e madje po merr shumë famë online pasi të gjithë e kanë pagëzuar me pseudonimin “sozia e Irina Shayk”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.