Rita Ora dhe Dua Lipa urojnë në shqip pavarësinë e Kosovës

Kosovë&Rajon
Rita Ora dhe Dua Lipa urojnë në shqip pavarësinë e

Ditën e sotme Kosova bën plot 12 vjet si shtet i pavarur. Kjo ditë e shënuar në histori nuk ka kaluar pa mesazhe urime nga kombi ynë.

Të shumta kanë qënë mesazhe urimi nga personazhet e njohur shqiptarë për shtetin kosovar. Mes tyre, nuk kishte si të mungonte edhe urimi në gjuhën shqipe nga këngëtaret e njohura Rita Ora dhe Dua Lipa, yjet e muzikës me famë botërore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këngëtarja Ora ka publikuar një fragment të videoklipit të këngës “Shine Ya Light”, realizuar në Kosovë vite më parë duke shkruar në gjuhën shqipe:

“Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë! Urime 12 vjet Pavarësi Kosova jonë”

Ndërsa Dua Lipa ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto të shqiponjës dykrenare me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës ku shkruan:

“Eshtë vetëm një shtet, të tjerat janë nuanca. Kosovë, gëzuar 12-vjetorin e pavarësisë! Nji komb nji flamur”

Urimet në gjuhën shqipe kanë lumturuar shumë shqiptarët.

ME TE LEXUARAT