Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

U ndalua nga policia, zbardhet deklarata e pare e modeles Oriola Marashi

Çdo ditë policia e kryeqytetit kap dhe shoqëron mesatarisht katër deri në pesë të rinj me doza të vogla hashashi. Një burim policor i tha eksluzivisht gazetës “Si”, se orët e  fundit është ndalur edhe modelja Orjola Marashi.

Emri i një prej vajzave të  njohura Tiranës pritet të referohet në prokurori për hetime të mëtejshme. Siç tha burimi,  Oriola Marshi u ndalua kur ishte me një autoveturë  tip audi. Asaj thotë burimi iu gjetën dy qese  farmaceutike të dyshuar si lëndë narkotike. Modelja ishte e shoqëruar nga J. Kurti,  tha policia për gazetën , si dhe E. Krasniqi.

Më tej i njëjti burim thotë për gazetën Si se Oriola Marashi ka pohuar se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti. “Për herë të fundit”- tha modelja-“ kam pirë hashash para dy ditëve  dhe shokët e mi që  janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”.

Policia do ta referojë cështjen në prokurori  ndaj modeles për veprën prodhim dhe shitje narkotikësh. Burimet thanë se  droga është peshuar ishte rreth  1.9 gram. / Gazeta Si/

Lajmifundit.al sakteson se nena e kengetares, Xhoi Jakaj, ka komentuar ne rrjetet sociale ku eshte shperndare lajmi duke paralajmeruar mediat se do te perballen me padi ne gjykate per shpifje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.