Pas ndarjes nga jeta të babait të këngëtares, Arbana Osmani i dedikon këto fjalë Artjola Toskës

Showbiz
Pas ndarjes nga jeta të babait të këngëtares, Arbana Osmani

Ditën e sotme u bë e ditur se këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Artjola Toska humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, babain, pas një sëmundjeje të rëndë. Në këtë moment delikat nuk ka munguar mbështetja e gjithë miqve të artistes.

E fundit që ka shkruar duke i dedikuar fjalët më të ndjera Artjolës, ka qenë moderatorja Arbana Osmani, e cila ka treguar se këtë të shtunë do të transmetohet emisioni në të cilin është prezent këngëtarja, ndonëse është xhiruar disa javë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e babait, mikeshës dhe artistes me zemër të madhe. Pak ditë më parë regjistruam programin ku Artjola zgjodhi të ishte e pranishme për t’i dhënë dikujt një mesazh shprese, ndërsa babai i saj ishte shumë shumë sëmurë.

Të shtunën do ta shihni në ekran të buzëqeshur, por unë e di që zemra e saj dhemb, ashtu siç ndodh shpesh me artistët që para publikut që i do fshehin lëndimet personale dhe janë gati të argëtojnë dhe të çojnë misionin e tyre deri në fund. Faleminderit Artjola, je e rrallë”, ka shkruar Osmani krah fotos së fundit në ‘Instastory’.

Kujtojmë se personazhe të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar bëhen pjesë e ‘Dua të të bëj të lumtur’ çdo të shtunë duke takuar dhe motivuar ndjekësit e tyre më të zjarrtë.

ME TE LEXUARAT