Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Pasi u publikuan audiot me te shara, reagon Morena Taraku

Pak ditë më parë në media u publikua audio e bisedës së një vajze, e cila kërcënonte partnerin se do të vriste veten.

Vajza më zë të dridhur i kërkonte që partneri t’i tregonte se ku ndodhej për të sqaruar një situatë dhe i thotë se nëse nuk i tregon, ajo do i dalë para trenit.

Vajza në audio thuhej se ishte Morena Taraku, megjithatë këngëtarja ka zgjedhur të mos japë asnjë deklaratë lidhur me të.

Ajo ka publikuar vetëm një shkrim në Instastory ku thotë se pas lajmit të bujshëm, i janë rritur shumë shikimet në Instagram.

“Mka hyp qaq nalt profile visits sa po lypin reklam Diori, qe lokacioni”, shkruan Morena duke qeshur.

Audiot thuhej se Morena ia dërgonte personit që i bëri dhuratë makinën luksoze, e cila i hapi probleme në doganë. Madje, nga fjalët kuptohej se dyshja mund të ketë qenë në një lidhje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.