U fol për fundin e miqësisë, Vera Grabocka thyen heshtjen për Alketa Vejsiun

Showbiz

Zbulohet kush është burri miliarder i Alketa Vjesiut

Edhe pse emri i saj është komentuar shumë në media që prej Festivalit të Dhjetorit, Vera Grabocka zgjodhi të heshte. U përfol se mes producentes dhe Alketa Vejsiut kishte patur një debat të ashpër, që i kishte dhënë fund miqësisë së tyre disa vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zërat u shtuan kur Alketa shkoi në “Sanremo” e nuk mori një urim nga Vera Grabocka, publikisht.

Mbrëmjen e sotme në TV Klan nisi “Në kurthin e Piter Pan 3” dhe Grabocka me këtë rast vendosi t’i thotë disa fjalë për Alketën. Producentja postoi një foto të tyre bashkë, të realizuar sot, duke i dhënë fund thashethemeve për prishje të miqësisë dhe e uroi për sukseset që ka arritur.

“20 vjet bashke. Jam e lumtur se ylli që pashe te ty ditën e parë ,kur ishe vetem 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe… Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..!

Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive…dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund!”, shkruan Grabocka.

ME TE LEXUARAT