“Me tronditje ndoqa lajmin”, Basha per tragjedine ne Bulqize: Ngushellime familjes Tolaj

Politikë
“Me tronditje ndoqa lajmin”, Basha per tragjedine ne Bulqize:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Bulqizë, ku nëna me 2 fëmijët humbën jetën pas një rrjedhje gazi në banesën e tyre.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Basha i shprehu ngushëllime familjes Tolaj për humbjen e rëndë, ndërsa i uroi shërim vajzës së vogël 8-vjeçare që ndodhet në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore.”, shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT