Çifti i bashkëshortëve në Fier pozitiv me COVID-19, bashkia dezinfekton pallatin

Aktualitet
Çifti i bashkëshortëve në Fier pozitiv me COVID-19,

Pas konfirmimit të dy rasteve të reja me koronavirus në qytetin e Fierit, ku behet fjale për një çift bashkëshortesh 60 dhe 55 vjeç, Bashkia ka bërë dezinfektimin e pallatit. Banesa e personave të prekur ndodhen në lagjen 29 nëntori.

Sipas burimeve raportohet se punonjës të bashkisë Fier kanë dezinfektuar territorin e jashtëm të pallatit, derën kryesore, shkallët dhe ashensorin madje dhe marketin poshtë pallatit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qyteti Fier vazhdon të mbetet i dyti pas Tiranës për numrin e lartë të të prekurve nga COVID-19, por edhe ndërgjegjësimi i banorëve është rritur, të cilët pasi marrin shërbimet e nevojshme, si ushqime, qendrojnë në banesë.

ME TE LEXUARAT