Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Brukseli hapi negociatat, SHBA: Jemi në çdo hap të rrugës me Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin vendimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo në një postim në Twitter shprehet se SHBA është partner i Shqipërisë në cdo hap të rrugës së saj në integrimin europian.

‘Ne mirëpresim vendimin për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugës’ shkruan ai. Dy ditë më parë Brukseli i dha dritën jeshile hapjes së negociatave Tiranës dhe Shkupit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.