BE-ja 50 mln euro për COVID-19, Soreca: S'janë kredi, grant! Fondi për tërmetin s'preket

Politikë
BE-ja 50 mln euro për COVID-19, Soreca: S'janë kredi, grant!

Dy ditë më parë BE-ja akordoi 50 mln euro për Shqipërinë në përballimin e luftës kundër përhapjes së koronavirusit, por i pyetur nëse kjo shumë është grant apo kredi, ambasadori i BE-së e sqaroi qartë. "Unë e kam thënë edhe dje edhe pardje, që BE-ja ka premtuar një shifër prej 50 mln euro për të ndihmuar Shqipërinë për krizën e COVID. 4 mln për nevojat emergjente, do të mbulohet blerja e ventilatorëve, 11 mln do të investohen për mbrojtjen sociale, do ta ndihmojmë qeverinë për shtresat më të cënueshme, pjesa tjetër ka të bëjë me ekonomike, pasi bizneset po vuajnë dhe ne do të japim 35 mln euro që do të shkojnë në këtë fushë.

Një përgjigje drejtpërdrejt, që këto para nuk janë kredi, por janë një grant, pra BE-ja po shpreh solidaritetin e plotë me Shqipërinë. Pra nuk janë kredi, por grant për Shqipërinë. Fondet për tërmetin nuk do të preken, të gjitha ato miliona euro që janë premtuar si grant do të jepen sikur janë premtuar. 50 mln që po jepet për COVID janë tjetër apo ato që u premtuan në konferencë janë tjetër. Do të jetë mjaft transparente, jemi pjesë e komisionit për rindërtimin që tregon si po zbatohen, po e ndjekim nga afër" tha ai.

ME TE LEXUARAT