Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Jeni në karantinë dhe keni një hall? Rama: Shkruani në këtë kanal për t’ju zgjidhur problemin

Kryeministri Edi Rama u kërkon qytetarëve që për cdo hall apo problem që kanë të kërkojnë ndihmë te platforma e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al. Kjo skuadër në dispozicion të qytetarëve, thotë kryeministri është rritur edhe me një tjetër grup nga të gjitha ministritë për të ndihmuar dhe sqaruar njerëzit në këtë situatë nga koronavirusi.

‘Skuadra speciale është rritur, kemi edhe një grup të dytë, edhe 50 persona të tjerë që janë shtuar nga të gjitha ministritë dhe do u marrin në telefon brenda 24 orëve për t’u dëgjuar dhe sqaruar. 7431 janë adresimet në këtë kanal dhe kanë filluar zgjidhet dhe unë jam këtu për të komunikuar disa prej tyre.

Nga bashkia e Kuçovës familja Ziu, që ka 6 persona, kryefamiljari që punonte, tani janë izolim dhe kërkonin mbështetje me ndihmë. Dje kemi asistuar 60 mijë familje nga operacioni humanitar. Pensionistëve dhe të vetmuarve u themi rrini në shtëpi, do u shërbejmë në shtëpi” tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.