Pezullohen proceset gjyqësore deri më 7 prill, KLGJ: Përjashtim çështjet urgjente

Aktualitet

Deri më 7 prill 2020 të gjithë proceset gjyqësore do të jenë të pezulluara për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19. Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi se pezullimi i veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë do të vijojë deri në datën 7 prill 2020. Ndërsa thekson se përjashtim do të bëjnë çështjet urgjente.

Gjithashtu KLGJ njofton se askujt nuk do t’i mohohet aksesi në drejtësi për shkak të një afati që përkon me periudhën e pezullimit të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, ndërsa qeveria me akt normativ të publikuar mbrëmjen e 25 marsit vendosi pezullim të afateve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të gjitha këto masa janë marrë për të garantuar sigurinë e publikut, gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të gjykatave.

ME TE LEXUARAT