Vokshi denoncon rastin e mjekes së prekur: Të shpërndahen mjetet mbrojtëse

Politikë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale denoncon rastin e një pjestari të personelit mjekësor të Mirditës, që sipas saj është prekur me COVID-19 pasi nuk kishte mjeke mbrojtëse, të cilat mungojnë.

Sipas Vokshit në këtë rast nuk vlen propaganda, ndërsa është urgjente që të bëhen menjëherë testet për personat që ky pjestarë i personelit ka patur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Albana Vokshit

1. Një tjetër person në stafin e spitalit të Mirditës është prekur nga COVID -9. Arsyeja? Asnjë masë mbrojtëse për ta.

Pse nuk shpërndahen veshjet, maskat, dorezat që erdhën nga Turqia e u propganduan me të madhe nga Ministrja? Ato nuk duhen vetëm për shoën e Kryeministrit e të Ministreve në Rinas.

Propaganda nuk i mbron mjekët, infermierët, stafin mbështetës.

2. Më e keqja është se deri më tani asnjë test nuk është bërë për familjarët apo kontaktet që ka pasur personi i prekur, ndërkohë që javën e fundit ka pasur probleme shëndeti e ka bërë vizita me mjekë të tjerë në spital.

Ndërkohë që qytetarëve po ju hiqen vec me urdhër të “liderit të drejta themelore e po binden të izoluar në shtëpitë e tyre, Qeveria duket se nuk po bën detyrat e saj:

- Për të mbrojtur stafin mjekësor, duke shpërndarë në mënyrë urgjente mjetet mbrojtëse për të gjithë personelin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore (mjekësor dhe mbështetës);

- Për të kryer testet e nevojshme cdo familjari, kontakti të të prekurve, të ndjekë rastin në mënyrë qe ta izolojë e ta trajtojë.

Ministria e Shëndetësisë të lërë propagandën, e t’i përvishet punës me seriozitet.

Koha nuk pret sa të mbarojne shfaqjet në ERTV. Shëndeti dhe jeta e cdo mjeku dhe cdo qytetari është e shtrenjtë!

#MbroStafinMjekësor

#MbroQytetarët

#MbroJetën

ME TE LEXUARAT