'Asnjë pensionistë jashtë"! Policia nis aksionin në rrugë, dërgon të moshuarit në shtëpi

Aktualitet
'Asnjë pensionistë jashtë"! Policia nis aksionin

"Pensionistët të qëndrojnë në shtëpi, asnjë të mos u afrohet dhe asnjë sekondë jashtë". Ky ka qenë urdhri i prerë i kryeministrit Rama që apelon çdo ditë që kur Shqipëria u 'fut' në karantinë për shkak të koronavirusit. Një ditë më herët ai paralajmëroi policët që monitorojnë rrugët se kur të shohin pensionistët jashtë t'i kthejnë ato urgjentisht në shtëpitë e tyre.

Pikërisht kjo ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku në një video publikuar nga kryeministri, janë të shumtë efektivët e policisë që informojnë dhe u kërkojnë pensionistëve në rrugë të shkojnë menjëherë brenda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në shërbim të pensionistëve janë vënë shumë struktura që nga bashkitë, prefektura, policia , posta dhe urgjenca kombëtare në mënyrë që çdo shërbim ndaj tyre ushqimin, medikamentet, pensionin dhe vizitat mjekësore t'u ofrohen në shtëpitë e tyre dhe për çdo gjë të kontaktojnë në numrin e telefonit që u është dhënë në mënyrë që të mos dalin deri sa e gjithë situata në vend nga koronavirusi t'i jetë kthyer normalitetit.

ME TE LEXUARAT