Spanjë, mbi 3600 viktima. OKB: Bashkëpunim i koordinuar për të luftuar koronavirusin

Bota
Spanjë, mbi 3600 viktima. OKB: Bashkëpunim i koordinuar për

Situata në Spanjë vazhdon të përkeqësohet me rritme te shpejta ndërsa numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në mbi 3600 kurse numri i të infektuarve ka shkuar në rreth 50 mijë.

Ekspertët i lexojnë këto shifra si një përshpejtim më i fortë se në Itali, si në aspektin e ritmit, ashtu edhe të shtrirjes gjeografike të pandemisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në spitale mungojnë mjetet mbrojtëse dhe derti tani ka patur edhe 5,000 mjekë të infektuar.

Shqetësues në Spanjë mbetet fati i të moshuarve dhe Ministria e Shëndetësisë ka menduar që shtëpitë e të moshuarve mund t’i shndërrojë në qendra shëndetësore për të trajtuar të sëmurët pa i zhvendosur ata në spitale.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka deklaruar se bota është në një situatë lufte kundër koronavirusit dhe duhet të përballemi me të duke adoptuar një ekonomi lufte.

Ai tha se është e nevojshme që të gjithë të bashkohen në një mënyrë të koordinuar për të fituar luftën dhe bëri thirrjë për koordinim në nivelin e G20 për ekonominë.

"Ne sapo kemi botuar një plan, një plan reagimi për të përballuar më mirë Covid-19. E gjithë kjo është në një paketë prej 2 miliardë dollarë për të përmbushur plotësisht nevojat e më të prekurve nga epidemia në vendet në nevojë”.

ME TE LEXUARAT