Rama: Një zinxhir spitalesh do të kthehen në Covid nëse është nevoja

Politikë
Rama: Një zinxhir spitalesh do të kthehen në Covid nëse

Kryeministri Edi Rama deklaroi se janë një sërë spitalesh zinxhir, të cilët do të kthehen në Covid, në rast se është nevoja.

“Kemi disa spitale pas Infektivit, që janë të përgatitur për të hyrë në llogore, në rast se do të shtohen rastet dhe do të shkojmë përtej situatës që kemi aktualisht. Janë një zhinxhir spitalesh që do kthehen në Codid nëse do të jetë nevoja”, u shpreh Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur nëse Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Kina për situatën e koronavirusit, Rama tha se vendi ynë i ka të gjitha potencialet e nuk ka nevojë për asnjë lloj ndihme të tillë.

“Kinës i kërkon ndihmë gjithë planeti, por ne nuk kemi pritur që të shtrijmë dorën tek Kina. Ne nuk kemi probleme të natyrës logjistike dhe materiale. Kjo sepse ne jemi përgatitur. Nuk kemi probleme për mungesa”, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT