"Nuk dal dot ne ferme se me bllokojne traktorin", fermeri i shkruan Dukes: Rama te gjeje zgjidhje

Politikë
"Nuk dal dot ne ferme se me bllokojne traktorin", fermeri i shkruan

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, publikon inë “Facebook” mesazhin e një fermeri, i cili i kërkon kryeministrit Edi Rama të gjejë nje zgjidhje per situaten e veshtire ne te cilen ndodhen per shkak te situates nga koronavirusi.

Mesazhi i Agron Dukës:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesazhi që po shpërndaj është vetëm një nga qindra që mbërrijnë çdo ditë nga fermerë dhe blegtorë. Ditë pas dite situata në zonat rurale po rëndohet për shkak të kufizimit të eksporteve dhe masave shtrënguese që pengojnë lëvizjen e mjeteve mekanike të domosdoshme për punimin e tokës.

Ndryshe nga sa ndodh në sipërmarrjet me intensitet të lartë punonjësish, të cilat vijojnë punën, fermerët, që zhvillojnë aktivitetin e tyre në ambient të hapur dhe në distancë nga njëri-tjetri, po izolohen.

E kanë të pamundur të shkojnë te toka e tyre, pasi distancat janë të largëta, sikurse një pjesë e madhe prej tyre e ka të pamundur për të aksesuar paltformat online nëpërmjet të cilave sigurohet mundësia për të qarkulluar në mënyrë të kufizuar.

Bujqësia është dhe duhet trajtuar si një sektor strategjik, sidomos në momente krizash, pasi nga puna e fermerëve dhe blegtorëve, jepet një kontribut i rëndësishëm për prodhimin e brendshëm dhe njëkohësisht furnizohen tryezat e shqiptarëve. Fatkeqësisht, kjo nuk është pasqyruar në paketën e ndihmës ekonomike të prezantuar deri më tani nga qeveria, duke lënë në harresë fermerët dhe familjet në nevojë në zonat rurale.

Prandaj i bëj thirrje qeverisë të dëgjojë zërin e fermerëve, të lehtësojë masat shtrënguese për të mundësuar vijimin e punës në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe të miratojë sa më parë një paketë mbështetëse për sektorin e bujqësisë, i cili prek 40% të popullsisë.

Mesazhi i fermerit:

Një thirrje kam për kryeministrin Edi Rama. Ore vëlla çfarë do të bëhet me fshatin. Ne duam të shkojmë te toka lopa do të hajë, nuk do të dijë për virus. Dakord jemi, kemi një muaj që s’po dalim, por sera do hapur në mëngjes, do mbyllur në darkë. Pse njëlloj është një fasoneri, ku janë byth më byth njerëzit, dhe unë tek pull me traktor të punoj tokat. Jam vetëm fare, mes ullinjve, ku do më kap virusi. Dakord jam, duhet të ruhemi, por si do vejë puna jonë, na jepni një përgjigje. Kam 1.5 km rrugë që duhet të përshkuaj atje, që të shkoj te toka, nuk dal dot në xhade, se më thonë do ta sekuestroj traktorin. Na jepni një përgjigje ju lutem.

https://www.facebook.com/AgronDukaFaqjaZyrtare/videos/259555865211050/

ME TE LEXUARAT