Home Latest News Mihal Kokëdhima flet pas lirimit nga burgu: “Turistët më terrorizuan, nuk e...

Mihal Kokëdhima flet pas lirimit nga burgu: “Turistët më terrorizuan, nuk e patë që isha drejt vdekjes”?!

0

Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit “Panorma” që bëri xhiron e rrjetit një vit më parë teksa sulmonte disa turistë spanjollë e ka mbaruar dënimin e tij me burg.

E tani që është i lirë, ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” ku ka treguar versionin e tij për ngjarjen që ka bërë shumë bujë.

Gjatë intervistës Mihali u shpreh se një grup turistësh e terrorizuan dhe ata kishin marrë urdhër që ta shkatërronin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

“Një grup turistësh terrorizuan pronarin e lokalit. Nuk e patë që isha drejt vdekjes. Keni parë tjetër që ishte drejt vdekjes. Kërkohesha të mbahesha, i bija xhamit që të ndalonin. Kur pasagjeri i thoshte shoferit ndalo dhe mua më thoshin hidhu. Ishte fuqia ime fizike që mbijetova. Momenti kur unë theva xhamin dhe mbaja dorën te kroskoti ata më gjuanin me shkelma. Kjo është e vërteta”, tha Kokëdhima për “Shqipëria Live”.

Sipas tij, e gjithë kjo ndodhi pasi ata kishin urdhër që ta shkatërronin.

“Kishin marrë urdhër të më shkatërronin. Do të mbajnë përgjegjësi ata që më bënë një gjë të tillë. Ata më vranë, duhet të shkojnë në burg. Dola para makinës të merrja atë që më takonte. Duhej të vinte policia kur e mora në telefon. Më shkatërruan lokalin, më vodhën lokalin. Çfarë kërkonte e gjithë qeveria nga unë”, shtoi ai.

Mihal Kokëdhima dha gjithashtu edhe versionin e tij rreth kësaj ngjarje të bujshme, ku u shpreh se ai është viktima dhe se ai ka rrezikuar jetën e tij.

Kur gazetari e pyeti se pse reagoi ashtu, Kokëdhima u shpreh:

“Ishte një nga ditët ku kishte punë, se stafi ynë nuk ishte i kualifikuar dhe unë punoja me sinqeritet, shumë klientë thoshin drekë si kjo nuk kemi ngrënë askund.

Erdhën turistët spanjollë dhe ju thashë hajdeni në kuzhinë dhe shikoni peshkun dhe e zgjodhën vetë. Morën 8 racione. Pasi nisa ta rregulloja, kamerieri më thotë nga larg se nuk duan 8 por 5 racione. Unë kisha nisur t’i përgatisja dhe thashë është problem i tyre nëse do i hanë apo jo.

Pas 5 minutash dal dhe shoh që kishin ikur. U bëra kurioz se si ikën kur bënë porosinë. Shkova për t’i pyetur se pse ikën. Shoferi më vendosi duart në gryke dhe s’më la të lëvizja. Turistët u futën brenda në makinë, e më pas shoferi më la.

Unë dola para makinës dhe ju thashë se nuk do iknin pa ardhur policia. Mora në telefon policinë dhe teksa isha para makinës ata u nisën. E çfarë të bëja unë, u vendosa para makinës. Eci 200 metra dhe unë i kërkoja që të ndalonte.

Ai që ishte në vend të parë më shoferin i bërtiste atij që të ndalonte, por ai thoshte jo do ta çoj deri në Sarandë. Isha shumë keq. Nuk e dija që kishte dalë video. Nuk donin as të bëja denoncim”, vijoi Mihali.

News in english:

Mihal Kokëdhima, the owner of the bar “Panorma” who made the rounds of the network a year ago while attacking some Spanish tourists has finished his prison sentence.

And now that he is free, he has given an interview for the show “Albania Live” where he has shown his version of the event that has made a lot of noise.

During the interview Mihali said that a group of tourists terrorized him and they had received orders to destroy him.

“A group of tourists terrorized the owner of the restaurant. You did not see that I was on the verge of death. You saw another that was on the verge of death. I was asked to hold on, I hit the glass to stop. When the passenger told the driver to stop and I was told to jump. It was my physical strength that survived. The moment I broke the glass and held my hand to the dashboard they kicked me. This is the truth “, said Kokëdhima for” Albania Live “.

According to him, all this happened after they had orders to destroy it.

“I was ordered to be destroyed. Those who did this to me will be held accountable. They killed me, they have to go to jail. I went out in front of the car to get what belonged to me. The police had to come when I got on the phone. They destroyed my restaurant, they stole my restaurant. “What the whole government wanted from me,” he added.

Mihal Kokëdhima also gave his version about this sensational event, where he said that he is the victim and that he has risked his life.

When the journalist asked him why he reacted like that, Kokëdhima said:

“It was one of those days where there was work, because our staff was not qualified and I worked honestly, many customers said lunch like this we did not eat anywhere.

The Spanish tourists came and I told you come to the kitchen and look at the fish and they chose it themselves. They took 8 servings. After I started to fix it, the waiter tells me from afar that they do not want 8 but 5 servings. I started preparing them and said it was their problem whether they would eat them or not.

After 5 minutes I go out and see that they were gone. I became curious how they got away when they placed the order. I went to ask him why he left. The driver put his hands in my throat and did not let me move. The tourists got inside the car, and then the driver left me.

I got out in front of the car and told you they would not leave without the police coming. I called the police and as I was in front of the car they left. And what should I do, I got in front of the car. He walked 200 meters and I asked him to stop.

The one who was in the first place with the driver shouted at him to stop, but he said he would not take him to Saranda. I was very sorry. I did not know the video had come out. They did not even want me to make a denunciation “, continued Mihali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here