Besimtarët largohen nga xhamia, Berisha: Zoti ua pranoftë agjërimin dhe protestën të gjithë shqiptarëve!
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2026, 20:18
Aktualitet

Gjatë protestës që po mbahet nga opozita është vënë re se si besimtarët po largohen nga xhamia, të cilët kanë agjëruar në këtë muaj të Ramazanit.
Pavarësisht se në orën 19:00 është orari i lutjes nga besimtarët në xhami, tubimi nga protestuesit ka vijuar normalisht drejt Parlamentit,
Berisha gjithashtu dha një prononcim të shkurtër teksa theksoi:
“Nuk ka gjë në botë që i shpëton ata. Vrimë miu nuk do gjejnë. Besimtarëve, Zoti ua pranoftë agjërimin dhe Ramazanin, dhe të krishterëve Zoti ua pranoftë Kreshmën. Zoti ua pranoftë të gjithë shqiptarëve protestën, sakrificë!”, tha ai.


