Dështim në Lojërat Mesdhetare, himn i gabuar për Luiza Gegën

Aktualitet

Dështim në Lojërat Mesdhetare, himn i gabuar për Luiza

Atletja shqiptare Luiza Gega ka shkëlqyer në shteg duke fituar të artën në vrapim 3000 metra me pengesa në Lojërat Mesdhetare.

Por Gega është befasuar për të keq në ceremoninë e medaljeve.

Pasi mori medaljen e artë dhe vendosi në krahë flamurin shqiptar, Gega u bë gati për të nderuar himnin shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por organizatorët lëshuan himnin e një vendi tjetër. Gega mbeti e befasuar dhe kërkoi që të reagohet.

Ajo qëndroi në podium derisa përfundoi intonimi i himnit të gabuar, ndërsa insistoi që të lëshohet himni shqiptar. Kjo edhe ndodhi më pas.

Ashtu sikurse pritej, gara e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” nuk dhuroi asnjë surprizë.

Luiza Gega i dhuroi medaljen e artë Shqipërisë në një garë të dominuar totalisht.

Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.

Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.

ME TE LEXUARAT