DETAJE nga përleshja në Himarë, si u konfliktuan brutalisht një muaj më parë Albert Pashaj dhe Agim Taraj

Aktualitet

DETAJE nga përleshja në Himarë, si u konfliktuan brutalisht

Përplasja fizike e ndodhur ditën e sotme në Ksamil, ku u dhunua pronari i “Euro Hotel” Albert Pashaj, duket se nuk ka qenë një rast i veçuar. Pamje të reja hedhin dritë mbi një tjetër përplasje mes të njëjtave palë, e cila ka ndodhur rreth një muaj më parë.

Albert Pashaj dhe Agim Taraj, pronari i “Sunset Restorant”, kanë qëlluar njëri-tjetrin me grushta. Konflikti, që duket i ashpër, ndërpritet vetëm pasi ndërhyjnë persona të tjerë për t’i ndarë.

Ky zhvillim i ri forcon dyshimet se sherri i fundit nuk ka qenë spontan, por pjesë e një përplasjeje të vazhdueshme mes dy biznesmenëve të zonës.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shkaku kryesor i mosmarrëveshjes lidhet me kontrollin e hapësirës së plazhit përpara hotelit të Pashajt, ku edhe ndodhi incidenti i fundit.

ME TE LEXUARAT