EMRI/ Po punonte në skenën ku do të mbahej koncerti, ja kush është 32-vjeçari që humbi jetën në Shëngjin
Lajmifundit
/
19 Korrik 2025, 19:09
Aktualitet
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ndarjen nga jeta të punëtorit 32-vjeçar në Shëngjin.
Mësohet se i riu po punonte me skenën ku do të mbahet një koncert në shëtitoren e Shëngjinit pranë bustit “Willson”. Viktima është identifikuar si Zef Lorenci.
32-vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Pas kësaj i riu ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela. Rënia nga skela ka qenë fatale për 32-vjeçarin i cili ka humbur jetën në vend.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket skena e rrethuar me shirit.