Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë – del në dritë prostitucioni luksoz në Shqipëri

Aktualitet

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë

Një vajzë e njohur e ekranit ka përfituar plot 150 mijë euro për një javë qëndrimi jashtë vendit me një figurë të njohur të botës së krimit. Ky është vetëm një nga rastet tronditëse që gazetarja Aida Topalli ka zbuluar, duke nxjerrë në pah një realitet të errët që po zhvillohet në heshtje: prostitucioni i nivelit të lartë nën maskën e eskortës luksoze.

Në MCN”, Topalli deklaroi se fenomeni ka marrë përmasa serioze në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë, por edhe në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.

Pagesat për vajzat që angazhohen si eskorta variojnë nga 1,000 deri në 5,000 euro për shoqërim brenda territorit shqiptar, ndërsa për personazhe të njohur të showbizit dhe rrjeteve sociale, shifrat mund të shkojnë deri në 150 mijë euro për një marrëveshje “ekskluzive”.

Sipas saj, ky treg funksionon pa asnjë kontroll ligjor, pa licenca dhe pa kontrolle mjekësore, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin publik dhe përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Aktiviteti zhvillohet në apartamente me qira të marra në platforma si Airbnb, larg çdo lloj mbikëqyrjeje.

Gazetarja theksoi gjithashtu se shumë nga vajzat që më parë udhëtonin drejt Dubait, tashmë janë kthyer në Shqipëri për të ushtruar të njëjtin aktivitet, pas goditjeve ndërkombëtare ndaj rrjeteve të trafikimit dhe eskortës.

Në treg janë përfshirë edhe vajza nga vende si Kolumbia, Brazili apo Filipinet, që vijnë në Shqipëri për shkak të mungesës së rregullimit ligjor dhe kontrollit.

Topalli paralajmëroi se shumë prej këtyre vajzave bien pre e shantazheve, përmes videove të regjistruara fshehurazi, ndërsa tregu është kthyer në një ankand ku biznesmenët dhe figura të botës së krimit paguajnë për të pasur akses ekskluziv mbi personazhe të ekranit.

Rasti i 150 mijë eurove është, sipas saj, vetëm maja e ajsbergut të një fenomeni shumë më të gjerë dhe të organizuar, që po lulëzon në hije, jashtë çdo ligji.

ME TE LEXUARAT