Kush është i "famshmi" i hotel Drilonit që u konfliktua me kryeplakun në Tushemisht! Si djalit të tij iu thurrën 3 atentate
Pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, Jetmir Muçllari dhe djali i tij 26-vjeçar, Johan Muçllari, janë përfshirë në episod dhune me kryeplakun e Tushemishtit, Ilirjan Tasellari si edhe një person tjetër, Prokop Pilinçi. Të katërt janë vënë në hetim.
Përplasja fizike mes tyre ndodhi pranë parkut të Drilonit, dhe motiv duket të ketë, një sherr të vjetër për një rrugë që e pretendojnë si biznesmeni Muçllari ashtu edhe kryeplaku.
Jetmir Muçllari ka vendosur edhe një gardh rrethues në rrugën në kufi me pronën e kryeplakut të cilën e pretendon të tijën. Ky episod është raportuar disa herë te autoritetet nga ana e kryeplakut, çka ka sjellë me tej reagimin e ashpër nga pala tjetër, që siç mësohet, konflikti mes tyre është i përsëritur.
Në dëshminë e tij në polici, Ilirjan Tasellari ka deklaruar se nuk ka konflikt pronësie, por ka zbatuar detyrën si kryeplak. Nga ana tjetër, ai e akuzon Jetmir Muçllari se ka prishur edhe një urë në Drilon.
Jetmir Muçllari, është i njohur për përplasjet e tij me fisin Berbreri, ndërsa të birit i kanë organizuar 3 herë atentate./ shqiptarja