LAJMI I FUNDIT/ Përplasen 3 automjete në Maliq, 2 të plagosur!
Lajmifundit
/
19 Korrik 2025, 15:35
Aktualitet
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Symizë në Maliq, pasi tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët po dërgohen me urgjencë drejt spitalit të Korçës.
Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes.