Makina godet bicikletën në Tiranë, humb jetën 54-vjecari

Aktualitet

Makina godet bicikletën në Tiranë, humb jetën 54-vjecari

Nje aksident i rende ndodhi mbremjen e djeshme pak para mesnate ne Tirane.

Policia tha se nje 54 vjecar gjeti vdekjen pasi u godit nga nje automjet, teksa ishte duke levizur me biciklete.

Drejtuesi i mjetit eshte shoqeruar ne polici.

Tiranë/Informacion paraprak.

Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT