Mbeti i bllokuar brenda mjetit, ky është 40 vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Vlorë (EMRI)
Lajmifundit
/
9 Qershor 2026, 09:54
Aktualitet

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në bypass-in e Vlorës, ku janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar pasoja tragjike.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një furgon dhe një veturë janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht. Ndërkohë, në një automjet tip BMW, një person ka mbetur i bllokuar brenda mjetit.
Viktima është identifikuar si Flamur Kabello, rreth 40 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje. Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të automjetit nga përplasja, trupi i tij ka mbetur i bllokuar brenda mjetit.


