Ngjarje e rëndë në Korçë / 48-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Korçë, 24 Maj – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 18 të qytetit të Korçës, ku një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ambientet e shtëpisë së tij. Shërbimet e policisë kanë ndërhyrë pas sinjalizimit të marrë nga familjarët e viktimës, të cilët kishin humbur kontaktet me të gjatë gjithë ditës.
Pasi është mundësuar hapja e derës së banesës, efektivët e policisë kanë konstatuar trupin e pajetë të 48-vjeçarit brenda një prej dhomave.
Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se ai jetonte i vetëm pas divorcit nga bashkëshortja dhe mund t’i ketë dhënë fund jetës në kushte të një gjendjeje të rënduar psikologjike.
Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut të qytetit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.


