'Paketa e Maleve', 500 aplikime në Tropojë! Kryebashkiaku: Rikthen emigrantët përmes investimeve

Aktualitet

'Paketa e Maleve', 500 aplikime në Tropojë! Kryebashkiaku:

Bashkia e Tropojës po përmbyll fazën e parë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”, një nismë që synon zhvillimin e zonave turistike malore dhe nxitjen e investimeve në verilindje të vendit.

Kryetari i Bashkisë, Rexhe Byberi, deklaron se interesi për këtë program ka qenë i lartë, me mbi 500 aplikime të dorëzuara deri tani. Sipas tij, pjesa më e madhe e aplikantëve janë emigrantë që synojnë të investojnë në vendlindje.

Byberi theksoi se pas përfundimit të kësaj faze pritet të nisë procesi i përzgjedhjes së projekteve fituese, ku prioritet do të kenë investimet turistike në zona si Alpet Shqiptare, Bjeshkët e Nikaj-Mërturit dhe Dobërdoli.

Ai e cilësoi “Paketën e Maleve” si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Tropojës, duke ndikuar jo vetëm në rritjen e turizmit, por edhe në rikthimin e emigrantëve përmes investimeve në zonat rurale dhe malore.

Sipas tij, kjo nismë pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale dhe në kthimin e zonës në një destinacion gjithnjë e më tërheqës turistik.

ME TE LEXUARAT